Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mes dy automjeteve.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:40 në fshatin Kosterrc, Skenderaj.
Siç thuhet në raport, njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa drejtuesi tjetër me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK ndërsa drejtuesi tjetër me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.