Vdes një person në një vetaksident në Gërdoc të Podujevës

Prishtinë | 04 Kor 2026 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Gërdoc të Podujevës. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 00:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën”, tha ai.

Pllana shtoi se njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Goditje për Francën para ndeshjes me Paraguain, mungon ylli i skuadrës
Read more

Të ngjashme