Vdes një person në QKUK, ishte lënduar në një aksident në Prizren javën e kaluar

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur dje në QKUK një person që ishte duke u trajtuar aty, si pasojë e një aksidenti më 24 mars në Prizren.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Wesli Klark, Prizren / 24,03.2024 – 22:00. Lidhur me rastin me datë 02.04.2024 rreth orës 15:20 viktima mashkull/kosovar, i cili ka qenë në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme