Vdes njëri nga të aksidentuarit në rrugën Gjakovë-Klinë

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në aksin rrugor Gjakovë-Klinë, njofton Klan Kosova ku ishin të përfshira tri automjete.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i njësitit të trafikut rrugor të Gjakovës, Albin Sahatçija.

Ai gjithashtu tha se njëri nga të aksidentuarit ka pësuar lëndime të lehta, por i cili është arrestuar pasi dyshohet ta ketë shkaktuar aksidentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme