Vdes edhe i plagosuri i dytë në incidentin te Parku i Qytetit

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 14:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Ka vdekur në spital edhe Arianit Gashi, i plagosuri i dytë në të shtënave me armë zjarri, që ndodhën sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më herët u njoftua se nga plagët e marra ka vdekur Eron Agaj.

Viktimat ishin qëlluar sot rreth mesditës, derisa ndodheshin në një skuter, nga një person.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar për Indeksonline se viktima Arianit Gashi ka ndërruar jetë rreth orës 16:30.

“Ai nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga plagosja”, tha Fazliu.

Policia e Kosovës, në orët e pasdites, bëri të ditur se është arrestuar një i dyshuar, i cili edhe më parë ka qenë person “i njohur” për policinë. Ai është shtetas i Shqipërisë.

Vdes njëri nga të plagosurit në kryeqytet

Eron Agaj, 22-vjeçar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë në afërsi të Parkut të Qytetit.

Kurse, i plagosuri tjetër, me inicialet A.K., gjendet në sallë të operacionit dhe është në gjendje kritike shëndetësore.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se dy të plagosurit ishin sjell në gjendje të rëndë.

Dy të plagosur te Parku i Qytetit në Prishtinë

Dy persona janë plagosur rreth mesditës te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Raportohet se një i ri në moshë ka shtënë me armë në drejtim të dy personave që ishin në një skuter.

Policia e Kosovës ka konfirmuar nga të shtënat me armë janë plagosur dy persona. Gjendja e tyre është e rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spital me një taksi.

Sulmuesi ka ikur, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rrëfimi i një dëshmitari

plagosje

Një dëshmitar që ndodhej në vendin e ngjarjes kur ndodhi plagosja tregon se një person, i ri në moshë, ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave që po lëviznin me motor të tipit skuter.

“Dy persona kanë qenë me motor, prej 20 deri 30 vjeç. Janë dëgjuar katër të shtëna. Sulmuesi ka qenë vetëm. Pasi ka qëlluar, ai është larguar duke vrapuar nga vendi i ngjarjes”, ka treguar ky dëshmitar, në kushte anonimiteti, për Ekonomia Online.

Kurse, dy të plagosurit janë dërguar nga qytetarët me një veturë taksie në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/plagosje-te-parku-qytetit-ne-prishtine/

Të ngjashme