Vdes njëri nga të plagosurit në Viti

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur njëri nga të plagosurit pas gjuajtjes me armë zjarri në Viti.

Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit ka vdekur.

“Njëri nga të plagosurit ka  ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ardhur me shenja jete dhe ka vdekur më pas. Personi tjetër është duke u përgatitur për t’u dërguar në Prishtinë, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore”, ka thënë për Express, Ukshin Ismajli, drejtori klinik në Spitalin e Gjilanit.

Pak më parë, Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë plagosur me armë zjarrin në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

” Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme