Plaku 85- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga Coronavirsui në Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.
Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.
Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.