Vdes personi që u godit nga vetura në fshatin Bibaj të Ferizajt

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar më datën 16 tetor.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku viktima ishte goditur nga një automjet.

“Me datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrin në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet N.U (M/K) i moshës 84 vjeçar, i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje. Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë”.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin. Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurosisë Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore”.

Të ngjashme