Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe veterani i luftës

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta Elmi Morina.

Morina ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe njëherit veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka ngushëlluar familjen Morina.

Postimi i plotë:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës.

Luftëtari i dalluar i Brigadës 122″ Imer Krasniqi”, shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme