Vdes poeti Arif Demolli

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 17:52 | Nga

Poeti Arif Demolli ka vdekur.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami përmes një telegrami ngushëllimi.

“Demolli ishte një kontribues i madh në letërsinë shqiptare, në gazetari, por mbi të gjitha në zhvillimin e arsimit shqip, e sidomos gjatë kohës sa ka punuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi të ministrit Bajrami.

“Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”, përfundon ky telegram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme