Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Xhafer Krasniqit, babai i dëshmorit të Kombit, Përparim Krasniqi, dhe xhaxhai i Adrian Krasniqit Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me bacë Xhafën kanë pasur plagë të njëjta të cilat i […]
Vdes Xhafer Krasniqi, reagon Haradinaj: Kishim plagë të njëjta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Xhafer Krasniqit, babai i dëshmorit të Kombit, Përparim Krasniqi, dhe xhaxhai i Adrian Krasniqit
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me bacë Xhafën kanë pasur plagë të njëjta të cilat i ndjenin tek njëri-tjetri.
“Me bacin Xhafë, flisnim për plagët e njëjta, që i ndjenim tek njëri-tjetri. Kujtonim heroizmat e Adrianit e Përparimit, Luanit e Shkelzenit.
Sot, ai iu bashkua atyre në botën e amshuar.
Ndaj dhembjen me familjen Krasniqi dhe të gjithë ata që e njohën.Lamtumirë Xhafer Krasniqi!”, ka shkruar Haradinaj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2326047527519648&id=179643115493444

















