Vdes Ymer Alushani, para 1 jave i vdiqën vëllau e nëna

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Për vetëm një javë tre anëtarë të familjes Alushani nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit u ndanë nga jeta. Më dy dhjetor ndërruan jetë Miradie e Luan Alushani, nënë e bir, të dy nga sulmi në zemër. I pari ndërroi jetë Luani, e nga lajmi për humbjen e të birit vdiq edhe nëna e tij Miradia. Por vetëm një javë pas, më 9 janar, kësaj familje iu shua edhe një person tjetër. Ram Alushani ndërroi jetë sot. Ai do të varroset nesër në varrezat e fshatit.

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në dhjetë ditët e para të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën tre anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq, po ashtu, nga arresti kardiak.

Por vetëm shtatë ditë pas, nga jeta u nda edhe vëllai i Luanit, Rama. Ai ndërroi jetë sot. . Ai do të varroset nesër në varrezat e fshatit.

Rama, kishte qenë  në koma, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:

“Lajm mortor! Sot më 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushani, Ramë Muharrem Alushani. Ju kujtojmë se sot 1 javë, më 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga kryesia e fshatit”.

E qindra persona tashmë ishin mbledhur në fshatin Komoran.

Varrimi bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme