Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Remzi Kololli.
Sipas njoftimit të LDK-së, thuhet se i ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.
“Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli. I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë. Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin personalitetin e tij”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Më tej në njoftim thuhet se Kololli u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë.
“Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh. Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në njoftim.