Cristiano Ronaldo është i lirë që të luajë kundër ish-klubit të tij, Manchester United, në Ligën e Kampionëve, pasi që ka pranuar një dënim prej vetëm një ndeshjeje moslojë.
Topi i Artë u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Valencia-s, pasi që dukej t’a kishte “shtypur” kokën e Jeison Murillo-s.
Ky kishte qenë kartoni i parë i kuq i portugezit në 15 vjet sa luan në Ligën e Kampionëve, por megjithatë UEFA duket të jetë treguar e konsideratë ndaj golashënuesit më të mirë të këtij kompeticioni.