“Veç pse është nga Likoci i Skenderajt” – Gazetari Arton Hamiti nuk i lejohet hyrja në Serbi, ia marrin letërnjoftimin

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Gazetarit të televizionit ATV, Arton Hamiti, nuk i është lejuar hyrja në Serbi për të raportuar rreth zgjedhjeve në Preshevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Entela Sahiti, redaktore në ATV.

Ajo ka thënë se arsyeja e ndalesës ka qenë vetëm se Hamiti është nga Likoci i Skenderajt.

Postimi:

Ekipi i ATV-se eshte nisur drejt Presheves per t’i mbuluar ne raportim zgjedhjet. Mirepo te njejtit jane ndaluar ne kufi, per shkak qe gazetari Arton R. Hamiti eshte nga Skenderaj, Likoc. Ne momentin qe po e shkruaj kete status leternjoftimin e te njejtit vazhdojne ta kene ne duar zyrtaret serb.

Cka dialogu? Cka marreveshja?

Të ngjashme