Vedati: Nëse e fitoj “Big brother”, do dërgoj banorët në Turqi për pushime

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme ka pasur diskutime të shumta nga banorët dhe ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, të cilët u bënë pjesë e shtëpisë për një ditë.

Në bisedë e sipër se çfarë do të bënin nëse do të fitonin çmimin e madh, Vedati i ka bërë një premtim banorëve.

Ai ka thënë se nëse triumfon në finale, banorët do t’i dërgoj për pushime pesë ditore në Turqi.

Sigurisht që oferta e tij u prit mjaft mirë nga banorët të cilët të entuziazmuar u shprehën se mund të qëndrojnë më shumë ditë.

Kujtojmë se finalja e madhe është ditën e premte, 17 mars.

Në garë për çmimin e madh janë: Stresi, Juliana, Mbresa, Vedati dhe Artani.

Të ngjashme