Në fshatin Brestoc të Komunës së Rahovecit me financim të buxhetit Komunal, kanë filluar punimet për kubëzimin e 9 rrugëve përbrenda këtij fshatit. Ecurinë e punimeve për realizimin e këtij projekti, sot nga afër e kanë parë Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit dhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Kryetari Vehapi dhe Drejtori Behra, u pritën nga banorët e fshatit Brestoc dhe gjatë vizitës ata biseduan me banor ku edhe morën falënderime për fillimin e kubëzimit të rrugëve përbrenda fshatit. Ata poashtu kanë thënë se rrugët të cilat janë paraparë të kubëzohen, vërtet kanë qenë në gjendje të keqe dhe që kanë vështirësuar lëvizjen banorëve, sidomos gjatë sezonës së dimrit.
Kryetari Vehapi, i ka uruar banorët e fshatit Brestoc për fillimin e kubëzimit të rrugëve duke u thënë se siç edhe ju jeni të informuar, në fshatin tuaj janë paraparë të kubëzohen disa rrugë dhe me këtë ne mund të themi, se infrastruktura rrugore në fshatin tuaj, do të përmirësohet dukshëm dhe sigurisht që edhe në të ardhëm do të ketë projekte të tjera të cilët janë në të mirë të gjithë banorëve të cilët jetojnë në fshatin Brestoc.