Komuna e Rahovecit, po vazhdon me realizimin e projekteve kapitale të parapara që të realizohen gjatë vitit 2017, një projekt kapital dhe që financohet nga buxheti komunal, është duke u realizuar në fshatin Dobidol dhe që ka të bëjë me asfaltimin e një rruge përbrenda këtij fshati.
Punimet në asfaltimin e rrugës në këtë fshat nga afër i ka parë edhe Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi i cili më këtë rast edhe i ka uruar banorët e fshatit për fillimin e asfaltimit të rrugës duke u thënë se investimet nga buxheti Komunal, në fshatin tuaj por edhe në fshatra të tjerë do të ketë në vazhdimësi, njofton Komuna e Rahovecit.
Fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës e kanë pritur mirë banorët, të cilët edhe e kanë falënderuar kryetarin Vehapi, pasi që me asfaltimin e rrugës ata thanë se do të u lehtësohet lëvizja e banorëve të cilët jetojnë afër kësaj rruge dhe që ka qenë në një gjendje jo të mirë.