Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës ka thënë se vendi ynë është duke i zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel nga dialogu Kosovë-Serbi.
Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qytetarët serb të Kosovës të cilët kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tash mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verfikimin.
E sipas tij, Serbia nuk e bën të njëjtën gjë për të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, në Serbi.
“Kosova po bën pjesën e saj në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Serbët vendas që kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim.
Nga ana tjetër, Serbia nuk i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet dhe kolegjet në Kosovë”, ka shkruar Vela.
Kosovo is doing its part on implementation of Brussels agreements.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 25, 2023
Local Serbs that have studied at University in North Mitrovica can now submit their diplomas for verification.
On the other hand, Serbia does not verify all diplomas issued by Universities and colleges in 🇽🇰.