Vela: Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, duhet të sanksionohet

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kanë kryer mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë.

Në një postim në platformën “X”, Vela ka thënë se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe se sipas tij, duhet të sanksionohet.

“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan ai.

Të ngjashme