Veliaj nderon Nexhmije Pagarushën me një park me 100 pemë në Tiranë

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka tubuar sot disa nga miqtë më të mirë të këngëtares së ndjerë, Nexhmije Pagarushës, për ta nderuar atë në mes kryeqytetit shqiptar.

Tirana i ka kushtuar një kopsht me emrin e artistes te Parku i Liqenit.

Për këtë Veliaj tha se është një kënaqësi që i përmbushi një amanet të sajin, pasi ajo i donte shumë pemët.

“Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit  Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopsht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, nga Prishtina udhëtuan një grup artistësh si Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Violeta Kukaj e të tjerë.

Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit 🤩👧👦

Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit 🤩👧👦Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopësht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.🌳🎼Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.🙏

Gepostet von Erion Veliaj am Samstag, 15. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme