Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta, Agim Vatovci.
Me këtë rast ministri Veliu ka theksuar se është i interesuar që në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera vartëse të MPBAP-së, të rris numrin e personave me nevoja të veçanta duke u bazuar në ligjet ne fuqi.
Në anën tjetër z. Vatovci falënderoi ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë deri tani të këtyre personave, duke theksuar se tashmë një numër i konsiderueshëm i këtyre personaveështë i përfshirë në Policinë e Kosovës.