Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë bërë homazhe tek varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova në 11-vjetorin e vdekjes së tij.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se po nderojnë kujtimin e krijuesit, dijetarit, burrështetasit, kryetarit të parë të LDK dhe presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
“Edhe sot sikurse para 11 vjetësh dhimbja dhe humbja e tij është e madhe dhe e pakompensuar. Ne po punojmë mbi bazën e projekteve të trashëgimisë së tij”, ka thënë Veliu.
“Është një humbje shumë e madhe për ne, miqtë, LDK-në, familjen e tij, për shtetndërtimin e Kosovës, mirëpo ne po punojmë që projektet e tij t’i finalizojmë”, ka theksuar Veliu.