Veliu takohet me komandatin e KFOR-it, vlerësojnë se situata është stabile në Kosovë

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Ministri Veliu uroi Komandantin e ri, Gjeneral Major Federici dhe theksoi se KFOR-i ka qenë dhe vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend duke e vlerësuar se momentalisht situata nga aspekti i sigurisë është e qetë dhe stabile si dhe u diskutua për menaxhimin e pandemisë Covid-19 me të cilën jemi duke u përballur.

Ministri Veliu dhe Gjeneral Major Federici theksuan se bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme