Vëllai i boksierit Besar Nimani dënohet me burgim të përjetshëm

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e lartë e Bielefeldit në Gjermani, sot ka marrë një vendim të rëndë dënues ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani.

Vëllai Berat Nimani, u dënua me burgim të përjetshëm derisa motra me pesë vjet burgim.

Berati u shpall fajtor për tentim vrasjen dhe sulmin mbi familjen e personit i cili e ka vrarë boksierin kosovar (vëllain e të akuzuarit).

Gjykata vendosi për një dënim akoma më të rëndë sesa kishte kërkuar prokuroria.

Siç raportojnë mediat gjermane, organi i akuzës kishte kërkuar 12 vjet burgim, por gjykata shpalli dënimin maksimal.

Të ngjashme