Paul Pogba dëshiron që të largohet nga Manchester United në mënyrë që të luajë në Champions League dhe të garojë për trofe.
Kështu ka thënë vëllai i tij Mathias, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
26 vjeçari ka munguar në pjesën më të madhe të sezonit 2019-20 për shkak të lëndimit dhe është thënë se ai mund të largohet për të nisur një rrugëtim të ri sapo të hapet afati kalimtar.
Një rikthim i tij në Juventus është përmendur shumë, por që trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është poashtu admirues i fituesit të Kupës së Botës.
Gjiganti spanjoll raportohet se është duke përgatitur një ofertë serioze për ta blerë atë.