Vëllai i Ronaldos nën hetime për mashtrim

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se vëllai i Cristiano Ronaldos është duke u hetuar për mashtrim rreth disa bluzave speciale të cilat ishin shitur, përkundër që ai kishte siguruar prodhuesin se do të shkatërrohen.

La Stampa dhe La Repubblica raportojnë se bluzat ishin një edicion special që u porositën nga kompania Mussara, që është në pronësi të yllit të Juventusit, Ronaldos, dhe drejtohet nga vëllai i tij, Hugo Dinarte Aveiro.

Kompanisë torineze, Pegaso, i ishte kërkuar që të krijojë këto bluza me logon “CR7Museu” për një çmim prej 500 mijë euro.

Atërherë Mussara pretendoi se nuk e kishin dhënë lejen për të filluar prodhimin dhe kërkoi që asaj t’i jepeshin të gjitha bluzat e prodhuara me një çmim prej 4 euro për copë, në mënyrë që ato të shkatërroheshin.

Problemi qëndron se Pegaso insiston se kanë parë bluzat e njëjta në shitje për 40 euro në Muzeun Cristiano Ronaldo.

Pegaso tani është duke e paditur Mussaran dhe drejtori i kompanisë, vëllai i Ronaldos, tashmë është nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme