Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se vetëm brenda këtij viti 8 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.
Ai ka vlerësuar se rastet e tilla të vdekjes po shihet vetëm si statistika zyrtare.
Në profilin e tij në Facebook, Kasolli ka kritikuar politiken për mosreagim ndaj këtyre rasteve.
Sipas tij, vendet e punës po shndërrohen në punishte vdekjeje.
“Vetëm brenda ketij viti 8 persona kan humbur jetën në vendin e punës. Me këtë ritëm shumë shpejt disa nga vendet e punes ne Kosove do te shnderrohen ne “punishte vdekjeje”. Ndërkohë, mjerisht kjo teme vazhdon të trajtohet vetem si statistike zyrtare. Asgje me shumë. Mungon reagimi politik. Kryeministri Kurti sorrollatet forumeve te se majtes ne Spanje sesi t’i kundervihet Presidentit Trump, kurse partite politike opozitare ose jane ne kerkim te marrëveshjes politike me Lëvizjen Vetëvendosje per temen e Presidentit te vendit, ose ne pritje te letres “romantiko-politike” te derguar ne adrese te tyre nga Albin Kurti, per t’u bërë pjese e këtij procesi”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Te njejtat nuk e marrin as mundin formal qe te paktën ta iniciojne nje seancë parlamentare per këtë plagome shoqërore, se lere me dicka me shumë. Është kjo edhe nje deshmi se tashmë keto parti politike, pozite e opozitë janë totalisht të shkeptura nga përfaqësimi real i shoqërisë dhe vetëm ne funskion te vetvetes. Përndryshe ne rrethana tjera, cdo opozitë tjetër do ta shndërronte këtë teme ne kauzë nacionale. Por si duket përfaqësuesit e subjekteve tona opozitare e kanë shqetësim vetëm si përfundojnë “orarin zyrtar të punes” e te arratisen ne vilat e tyre ne lagjet elitare, apo ne fshatrat turistike sikur Brezovice etj, larg jetes se përditshme te qytetareve te zakonshëm”, ka shkruar ai.