Seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit është duke vazhduar. Tashmë është arritur leximi i aktakuzës dhe pas pak pritet që të marrë fjalën Prokurori dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve
Mbrojtësit e dy të akuzuarve janë shprehur të bindur se klientët e tyre do të shpallen të pafajshëm.
Gjithashtu, sot do të shqyrtohet ankesa e Selimit dhe Lushtakut por që vendimi pritet të merret ditëve në vijim.
Ndryshe të dy janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime lufte, por që avokatët dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish-pjesëtari të UÇK-së të cilët janë dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës I”.
Nis seanca gjyqësore ndaj Lushtakut dhe Selimit
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi Sami Lushtaku.
Të dy ish-komandantët e UÇK-së kanë dalë sot para Gjykatës Supreme, e cila është shkalla e fundit e gjykatës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje, ndërsa seanca po mbahet pa praninë e medieve.
Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime luftë, por që avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish pjesëtarëve të UÇK-së që janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.
Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t’i lirojë të dënuarit nga akuzat, të cilat i cilësojnë politike.