Vendimi për reduktim të trupave të KFOR-it, deputeti gjerman: Qetësia në shumë raste është mashtruese

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti gjerman, Boris Mijatovic nga “Të Gjelbrit” ka folur sot në Bundestag lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe për vendimin e NATO për reduktimin e trupave të KFOR-it.

“Zgjedhjet ishin të drejta, të lira dhe pa incidente.”, ka deklaruar ai.

Sa i përket vendimit për reduktim trupash, Mijatovic paralajmëroi se “Qetësia në shumë raste është mashtruese.”

Ai solli si shembull sulmin e Banjskës të vitit 2023 , një nga incidentet më të rënda në veri të Kosovës.

“Duhet të pyesim me seriozitet kush është mik dhe kush armik dhe me çfarë mjetesh tinëzare operojnë”, tha Mijatovic, shkruan DW.

Ai ka rikujtuar edhe faktin që Milan Radojicic është i lirë dhe ka bërë thirrje për kapjen e tij.

Në fund, Mijatovic i ka bërë thirrje direkt qeverisë gjermane për të luftuar me vendosmëri për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Kjo do t’u ndihmonte shumë njerëzve.”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme