Është rrëzuar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prizren. Vendimin e ka marrë Gjykata Supreme e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për rinumërim të votave në Prizren i marrë nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.
Vendimi i PZAP-së për rinumërim të votave në Prizren është rrëzuar nga Gjykata Supreme.Kjo është bërë e ditur nga vendimi i siguruar nga Gazeta Express.
Gjykata ka konstatuar se ankesa e Degës së Vetëvendosjes në Prizren është e bazuar derisa kanë rrëzuar vendimin e PZAP-së.
Në zgjedhjet e 19 nëntorit, kandidati i PDK’së, Shaqir Totaj doli i dyti pas Mytaher Haskukës.
Kandidati i VV-së kishte 25 509 vota derisa ai i PDK-së 25 180. Apo 329 vota më shumë Haskuka në raport me Totajn.
PDK ishte ankuar dhe kishte kërkuar rinumërim të votave. Kërkesa e tyre ishte miratuar nga PZAP por që u rrëzua nga Gjykata Supreme.