Vendos KQZ-ja – Sokol Bashota s’mund të kandidojë për kryetar të Klinës

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 12:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka decertifikuar kandidatin për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën nga radhët e PDK-së.

Bashotës para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë për mosdeklarim të pasurisë.

Ndërsa u certifikuan edhe katër kandidat të PDK-së, Esat Raci kandidat për kryetar të komunës së Klinës, Bledar Berisha kandidat për kuvend komunal, Artane Bytyçi kandidate për kuvend komunal të Suharekës dhe Mimoza Hamiti, kandidate për kuvend komunal të Obiliqit.

Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike, tha se me 1 shtator kanë pranuar aktgjykimin e gjykatës për këtë rast.

“Me 1 shtator e kemi pranuar një aktgjykim ndaj dy kandidatëve që kanë qenë të certifikuar në komunën e Klinës, fjala është për Sokol Bashotën dhe rekomandojmë që këta dy kandidatë të decertifikohen”.

Vërtetimi i dënimit për mosdeklarim të pasurisë nga Gjykata e Apelit, i ka dalë pengesë ish-kryetarit të Klinës, në qëllimin për rimarrjen e pushtetit në atë komunë.


Të ngjashme