Vendosen disa tenda të reja të protestuesve në Zveçan, serbër mblidhen sërish para komunës

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Në Zveçan edhe sot serbët janë mbledhur pranë ndërtesës së komunës.

Raportohet se para komunës janë vendosur edhe disa tenda (çadra) të reja para rrethojës metalike që r ka vendosur KFOR-i.

Dje, KFOR-i në Leposaviq ka hequr tërësisht telin me gjemba që ishte vendosur rreth ndërtesës së komunës ditëve të kaluara. Teli ndodhet anash. Ka mbetur vetëm një pjesë e kangjellave metalike.

Nata në veri raportohet se ka kaluar e qetë.

Të ngjashme