Veprimet që është dashur t’i bëjë Kosova për ta frenuar presionin e Serbisë

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 12:38 | Nga Milazim Krasniqi

Veprimet që është dashtë të bëjë Kosova (e nuk i ka bërë) për ta frenuar presionin e Serbisë:

  1. Mbajtja lart në axhendë e çështjes së krimeve të Serbisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit të viteve 1998-1999 dhe të viteve 1912-1913.
  2. Kompletimi i dosjes dhe inicimi i padisë kundër Serbisë në Gjykatën e Drejtësisë për krime të luftës.
  3. Minimizimi i Gjykatës Speciale – prezentimi saj si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
  4. Fuqizimi i Luginës së Preshevës, me integrim e bashkëpunim shumëplanësh arsimor, kulturor, ekonomik dhe zgjerimi i kooperimit ekonomik mbi jugun e Serbisë.
  5. Bashkëpunimi intensiv dhe shumëplanësh me Shqipërinë.
  6. Raporte sa më të afërta ekonomike, kulturore e politike me Malin e Zi e me Maqedoninë e Veriut, me Bullgarinë e me Kroacinë.
  7. Iniciativa konkrete kulturore e arsimore për rikthimin në identitet të shqiptarëve të Peshterit.
  8. Stimulimi i rikthimit të shqiptarëve nga mërgatat, integrimi dhe investimet e tyre në Kosovë.
  9. Fuqizimi i partneritetit evro-atlantik të Kosovës, duke rritur disponimin antirus.
  10. Integrimi i plotë i goranëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, krahas komuniteteve të tjera.
  11. Rishikimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe, duke e futur qartazi në sistemin juridik të vendit tonë.
  12. Eliminimi i komunave rurale.
  13. Minimizimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Të ngjashme