Veprimet të cilat nuk i bëjnë çiftet e lumtura

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Të qenit në një marrëdhënie kërkon shumë punë. Ka kaq shumë gjëra që ju duhet të merrni në konsideratë në mënyrë që të mbani një marrëdhënie të shëndetshme, por në fund të fundit ju e dini se çdo përpjekje që ju bëni është plotësisht e vlefshme. Ndonjëherë ajo që ju nuk bëni si një çift është ajo që lidhjen tuaj e mban të shëndetshme dhe në forcimin e saj të vazhdueshëm.

Më poshtë ju sjellim disa nga vetitë të cilat çiftet e lumtura nuk i bëjnë.

Ata nuk ankohen te miqtë për personin që kanë në krahë

Ju me të vërtetë nuk duhet të flisni për askënd pas shpine, por personi juaj i zemrës dhe ai që ju keni në krahë duhet të jetë plotësisht jashtë kufijve. Arsyeja e vetme që ju duhet që ju të përmendi të dashurin ose të dashurën tuaj para miqve tuaj është kur dashuria juaj bën diçka të jashtëzakonshme për ju.

Ata nuk kritikojnë njëri-tjetrin

Gjithkush bën gabime dhe çiftet e “forta” e dinë këtë. Ata nuk flasin për të metat e njëri-tjetrit por mësohen ti pranojnë ato. Çiftet më të mira janë nga dy persona të cilët fokusohen në forcimin e dobësive të tyre në mënyrë që të bëjnë veten të denjë për personin tjetër që kanë në krahë.

Ata nuk vendosin fajin tek tjetri ose luajnë rolin e viktimës

Çiftet që gjithmonë fajësojnë njëri-tjetrin për të metat përfundojnë duke u ndarë siç bëjnë çiftet në të cilin një person vazhdimisht luan rolin e viktimës. Çiftet duhet të ndajnë fajin, dhe të diskutojnë kur gjërat shkojnë keq. Duke punuar përmes problemeve tuaja në një mënyrë të qetë siguron që ju do të vazhdoni të rriteni së bashku si çift.

Ata nuk e krahasojnë veten me çiftet e tjera

Çiftet me një marrëdhënie të shëndetshme kanë besim në marrëdhënien e tyre dhe nuk e ndjejnë nevojën për të qenë përpara të tjerëve në asnjë mënyrë. Ata jetojnë me ritmin e tyre dhe bëjnë lëvizje të mëdha kur ata janë gati.

Nuk ka nevojë për të jetuar me një afat kohor apo të mendoni se në çfarë fazë në marrëdhënie thotë shoqëria se duhet të jeni pas një sasie të caktuar të kohës së bashku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme