Polici ia shpëton jetën një qytetari i cili ishte goditur nga rryma elektrike në Suharekë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se me datën 9 shtator 2019  rreth orës 14:00, në rrugën “ Xhavit Sylaj” në Suharekë, punëtori i një kompanie derisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit, ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik.

I njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se është goditur nga rryma elektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë.

 Dy punëtorët tjerë ndihmës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku patrulla policore që ishte në afërsi ka vepruar menjëherë dhe njëri nga zyrtarët është ngjitur lart në shtyllë duke e tërhequr poshtë punëtorin i cili ishte pa ndjenja.

Me këtë rast është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për tu trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren.

Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë që punëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme