Versioni i Gjykatës, si e vrau Suzana Sekiraqa burrin me sëpatë në gjumë e si i kërcënonte fqinjët se do t’i bënte copa-copa

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Në fundit të muajit nëntor të vitit 2018, në qytetin Dole të Francës, Suzana Sekiraqa e kishte vrarë burrin e saj Artan Sekiraqën duke e goditur 11 herë me sëpatë.

Nga Franca ajo ishte larguar drejtë Kosovës ku edhe është arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Për këtë vepër mizore të cilësuar si vrasje e rëndë, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte gjetur fajtore Suzanën duke e dënuar me 25 vjet burgim, me arsyetimin se ajo me dashje e kishte privuar atë nga jeta në mënyrë mizore.

Gazeta Objektiv ka siguruar edhe aktgjykimin prej 20 faqesh të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në të cilën edhe janë procesverbalet e dëshmitarëve dhe zyrtarëve të Policisë franceze që e kishin gjetur të vdekur në banesën e tij të ndjerin Artan Sekiraqën derisa ishte në gjumë.

Por si kishte ndodhur vrasja?

Sipas raportit të Policisë i ndjeri ishte gjetur i shtrirë në dysheme dhe ishte i mbuluar me gjak të terur dhe muret ishin të spërkatura me gjakun e tij.

“Është gjetur trupi i kthyer barkazi dhe i zhytur në një masë të madhe në gjak, tërësisht i dekompozuar, me prezencë të kërmijve dhe insekteve të ndryshme. Trupi ishte i shtrirë, këmbët pak të hapura me dy duart e mbledhura pak, trupi kishte një plagë prerëse në qafë shumë të thellë dhe të dukshme, një shenjë e madhe gjaku i terur përhapur nën trupin e viktimës, koka ishte pothuajse tërësisht e shkëputur, e mbajtur vetëm nga një pjesë e lëkurës së prerë dhe e vendosur në anën e majtë të faqes. Kjo prerje e kokës është bërë minimum me 2 të rame-goditje, plagët e dukshme e të prera tregojnë qartë se veprimi ka qenë i fort dhe me vendosëshmëri është bërë akti, që për qëllim kishte shkëputjen tërësisht të kokës nga trupi. Asnjë plagë nuk është vërejtur në barkun e tij dhe në këmbët”, thuhet në raportin e Policisë.

Më pas viktimës i ishte bërë edhe raporti i Mjekisë Ligjore, ku është konstatuar se i ndjeri ishte therur 11 herë me thikë nga ish-bashkëshortja e tij.

“Vdekja është shkaktuar me një instrument mprehtës dhe me goditje të fort me saktësisht 11 herë, goditjet janë bërë në pjesën prapa qafe dhe në krahun e majtë. Ky veprim ka shkaktuar pothuaj tërësisht prerjen e kokës e cila mbahej vetëm me një pjesë mishi të hollë, goditjet e shpeshta dhe vdekjeprurëse janë bërë nga pozicione të ndryshme, disa nga goditjet janë bërë gjatë kohës që viktima ka qenë e shtrirë në tokë, ndërsa që është e pamundur të përcaktohet koha kur janë bërë këto goditje. Në syrin lartë në të majtë është konstatuar një plagë që ndoshta mund të jetë bërë gjatë vetëmbrojtjes, kufoma nuk ka asnjë shenjë tjetër ku do të mund të ishte shkaktuar nga një mekanizëm tjetër, asnjë shenjë të ndonjë grindje fizike, megjithëse këto konstatime bëhen me rezervë duke pasur parasysh prishjen e trupit të viktimës, dhe plagët e marruara janë në përputhshmëri me ato të sëpatës të gjetur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Mjekësisë Ligjore.

Çka tha Suzana Sekiraqa?

E dënuara për vrasjen e burrit Suzana Sekiraqa, në fjalën e saj përfundimtare para trupit gjykues kishte deklaruar se ish-burri i saj kishte tentuar ta vriste me sëpate, por ka thënë se ka shpëtuar pasi e kishte goditur të ndjerin në organet gjenitale.

Krejt kjo ngjarje e rëndë kishte ndodhur në dhomën e fjetjes, derisa dy fëmijët ishin duke fjetur në kuzhinë.

“Drita e banjës ishte e ndezur dhe pasi që ka shkuar në banjë, ka parë një gjë që ishte shok për të njëjtën, dhe i është drejtuar me fjalët “A je normal”, dhe pastaj ka dashur të dalë nga banesa, mirëpo nuk është lejuar nga tani i ndjeri Artan, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë deri tek një karrige ku e ka ulur, dhe i është drejtuar me fjalë se ’’ku po donë me shkue, mos deshtë të shkosh atje ku ke shkuar gjithnjë për me kërku ndihmë’’, pra të organet franceze, dhe ka vazhduar ta godasë me boksa duke qëndruar ashtu deri rreth orës 03:00, kur edhe kanë shkuar për të fjetur, pastaj derisa ka qenë duke fjetur, e ka dëgjuar bravën e derës e cila është hapur dhe në atë moment e ka parë tani të ndjerin me sëpatë në dorë, ka shikuar nëse telefoni është afër për me kërkuar ndihmë, tani i ndjeri ka tentuar ta godas me sëpatë, mirëpo që e akuzuara me këmbë e ka goditur në organet gjenitale, i njëjti ka rënë në krah “diqysh” është ulur gati në gjunjë, ia ka marrë sëpatën nga duartë dhe pasi që ai ka tentuar të ia marr sëpatën, e ka goditur me të njëjtën në kokë, i njëjti ka rënë në krah, dhe pasi që ka dashur ta sulmoj përsëri, e ka goditur në qafë, ku edhe ka filluar t’i dalë gjak, dhe duke qenë se tani i ndjeri ka tentuar përsëri të ngritët, e ka goditur në duar, në shpinë disa herë, derisa nuk ka lëvizur i njëjti dhe pas këtij momenti kritik të nesërmen, ka marrë fëmijët dhe dokumentet, dhe me veturë është nisur në drejtim të Kosovës”, kishte deklaruar Suzana.

Por, Gjykata ka aluduar se i ndjeri në momentin kur është kryer vrasja ka qenë në gjumë, duke hedhur poshtë pretendimet e Syzana Sekiraqës.

“Kjo e kryer në kuadër të dy rrethanave cilësuese, siç janë privimi nga jeta e anëtarit të familjes, në rastin konkret bashkëshorti tani të ndjerit Artan, dhe vrasja në mënyrë dinake, ashtu që privimi nga jeta ka ndodhur derisa i ndjeri ishte duke fjetur, i pa mbrojtur dhe pa bërë rezistencë, pra vrasja është kryer në mënyrë të fshehtë dhe duke e shfrytëzuar pa djallëzinë e besimin e të ndjerit në raport me të akuzuarën, nisur nga raportet që kanë pasur njëri me tjetrin, pra bashkëshortë”, thuhet në aktgjykimin e Themelores.

Çka thanë dëshmitarët, si e kishte kërcënuar Suzana Sekiraqa një fqinje se do ta bëj copa-copa

Dëshmitari me inicialet E.H ka thënë se çifti në fjalë kanë pasur akuza ndaj njëri tjetrit për tradhti.

Sipas tij, Suzana i ka thënë se tani i ndjeri është duke e tradhtuar me një arabe te moshës 60-vjeçare, ndërsa që tani i ndjeri aludimet e tilla i ka mohuar në vazhdimësi, duke qarë e duke thënë se nëse vdes, vdekjen e kam prej saj dhe se arsyeja e mos ndarjes me të njëjtën ka qenë fëmijët, në veçanti, djali i sëmurë i tyre.

Edhe pronari i apartamentit ku ka jetuar çifti Sekiraqa me inicialet J.CH ka thënë se çifti kanë pasur probleme të vazhdueshme mes veti.

Ndërkohë një dëshmitare tjetër me inicialet A.D që kishte jetuar afër familjes Sekiraqa thekson se ishte kërcënuar nga Suzana se do ta vras dhe do t’ia pres trupin copë-copë.

“Pasi që është kthyer nga pushimet në muajin gusht të vitit 2018, derisa një ditë ishte duke i shkarkuar gjësendet që i kishte blerë nga makina e saj, në shkallët e ndërtesës ka takuar një zonjë e cila menjëherë ka filluar t’i flasë me një ton agresiv, duke e pyetur nëse makina e parkuar ishte e saj, dhe me atë rast i është përgjigjur se makina për të cilën ishte pyetur ishte në pronësi të saj, ndërsa që zonja i ka thënë se kishte një problem me bashkëshortin e saj pasi që i njëjti kishte pasur marrëdhënie intime me “një lavire” që kishte një Audi të zezë, dhe se po ta gjente këtë person do ta rrahë keq, do ta vrasë dhe do ta presë trupin e saj copë e grimë, duke shtuar “unë jam shqiptare nëse nuk më njeh”, dhe pastaj ka vazhduar duke e pyetur lidhur me vendin se ku banon për bashkëshortin dhe fëmijët e saj dhe se po në të njëjtin ditë, më vonë përsëri ka zhvilluar një bisedë me të njëjtën ku ka shkuar për t’i kërkuar sqarim lidhur me bisedën e mëhershme, mirëpo që në këtë rast zonja nuk ka qenë agresive dhe se i pranishëm ka qenë edhe burri i saj, të cilit zonja i është drejtuar me fjalët “ti e njeh këtë grua”, ndërkaq i njëjti i është përgjigjur me fjalët “çka je duke thënë, unë nuk ju njoh dhe nuk ju kam parë kurrë”, dhe më pastaj i njëjti është larguar ndërsa zonja ka vazhduar duke thënë se burri i saj kryen marrëdhënie seksuale me të gjitha laviret, dhe se nga kjo bisedë dëshmitarja ka pohuar se e ka kuptuar se kjo grua nuk kishte sjellje normale nisur nga ajo që thoshte dhe me atë rast është ndarë nga e njëjta, kishte deklaruar A.D.

Në aktgjykim e Themelores thuhet se trupi gjykues ka refuzuar propozimin e mbrojtësit të akuzuarës për realizimin e ekzaminimit psikiatrik, për faktin se gjykata deri më tani, nuk ka pas para vetes asnjë prove bindëse e së paku të besueshme se e akuzuara ka manifestuar ndonjë sjellje që do e vinte në pikëpyetje aftësinë e veprimeve të saja, përkundrazi.

Të ngjashme