Zyra për çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së në Kryeministri bën të ditur përmes një njoftimi se vërtetimet për dëshmor të kombit dhe ato për invalid të luftës do të fillojnë të lëshohen nga 1 dhjetori i këtij viti.
Në njoftimin e kësaj Zyre theksohet:
Njoftojmë invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, se vërtetimet për dëshmorë të kombit dhe invalidë të luftës fillojnë të lëshohen që nga data 1 dhjetor 2017, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00.
Për vërtetime të invalidëve kërkohen: Certifikata e statusit (origjinal) dhe certifikata e lindjes (origjinal), ndërsa për vërtetime të dëshmorëve kërkohen: certifikata e statusit (origjinal) dhe certifikata e vdekjes (origjinal).
Vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të invalidëve të luftës për Komision mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve, sqaron njoftimi.