“Vërtetimi mjekësor se agresori ka probleme psikike nuk ka datë”, Berisha: Lëshohet për të infiltruarit

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se shkresa mjekësore e agresorit që thotë se është me probleme mendore është për të mashtruar liderët e BE, pasi nuk ka asnjë datë.

“Siç e shikoni ky mund të jetë mjekuar, por e vërteta është se kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët e BE-së që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë, që nuk ndodh ndonjëherë dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Këtu keni një rekord tjetër. Është arrestuar sepse ju gjetën 1.9 gram kanabis sativa. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për të bërë të besueshëm, penetruar dhe instaluar në rrjetet e trafikantëve. Burimet e mia që janë të sigurta, ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale në këto dy destinacione. Ky thuhet se është i ditëlindjes 1991, nga fshati Krahës i Tepelenës dhe banues në Tiranë.”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se ky lloj vërtetimi mjekësor lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit.

“E dhëna tjetër. Burim plotësisht kompetent. Vërtetim mjekësor si ai që lexuar ju në atë format, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit. Këtë e kishin të gatshëm. Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup. Pra, e arrestojnë i nxirret ky lloj vërtetimi dhe e lirojnë. Tjetër, ka marrë rinovimin e patentës dhe këtu i kam fotot, gjë e cila si i sëmurë mendorë nuk mund ta merrte kurrë. E gjitha kjo tregon se Edi Rama e kreu këtë akt prej frikacaku të turpshëm, e kreu me një agjent të policisë kriminale dhe për këtë sigurisht që ai do të ketë e veta. Do të marrë përgjigje. Këto janë dokumente pa datë, tamam të atillë që u nxirret, liroje se është i tillë, kaq.”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme