Veseli: Çdo gjë e madhe që është bërë në Kosovë mban vulën e PDK-së

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 18:56 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 19-vjetorin e themelimit të PDK-së, kryetari i saj, Kadri Veseli, ka deklaruar se sot kjo parti nis një rrugëtim të ri, të qartë dhe me përgjegjësi.

“Kemi kaluar 19 vjet sfida të përbashkëta, nga një vend i pasluftës me shumë barriera, me plagë të mëdha. Jemi shndërruar në vend të lirë dhe të sigurt për qytetarët, me borxhin më të vogël në rajon, me status e dinjitet të punonjësve publikë”.

Veseli tutje ka shtuar se çdo gjë e madhe që është bërë në Kosovë mban vulën e përkushtimit të PDK-së, raporton Ekonomia Online.

“Njerëzit tanë kanë qenë të parët në proceset e mëdha. Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi janë tregime të mëdha të lidhura me lidershipin e PDK-së. Kemi punuar shumë më mirë se të gjitha partitë tjera, prandaj jemi sulmuar më shumë se të tjerët. Na kanë sulmuar dhe sulmojnë edhe ata kurrë asgjë nuk bëjnë për Kosovën. Na kanë sulmuar edhe ata që kanë vënë në pikëpyetje shtetin dhe simbolet e Kosovës. Nuk do të merremi me ta, nuk jemi dorëzuar para frikës dhe së keqes. Nuk do të ndalemi as sot. Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova dhe ne kurrë nuk do të ndalemi”.

Veseli ka deklaruar se në dekadën e re do të punojnë për shëndetësi funksionale dhe për t’i dërguar përpara reformat në sistemin e drejtësisë dhe për të arritur rezultate konkrete.

Veseli ka thënë se vettingu  në drejtësi është proces i pandalshëm dhe se janë duke punuar në këtë proces.

“Kjo do të jetë dekada e shëndetësisë efektive. Kjo do të jetë dekada e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Kjo do të jetë dekada nga ekonomia konsumuese në ekonomi prodhuese. Ato që na duhen sot janë idetë e guximshme ekonomike. Në drejtësi do të vazhdojmë reformat, jemi të vendosur të arrijmë rezultate konkrete. Jemi duke punuar edhe në draftligjin e vettingut. Vettingu është i pandalshëm”.

Veseli ka kritikuar ata që, sipas tij, po hapin dilema për shtetin e Kosovës. Ai disa herë ka përmendur simbolet e shtetit.

“Nuk mund të kuptojë ata që nxinin konfrontime duke hapur dilema për shtetin tonë. Ne u çliruam dhe arritëm këtë shtet falë vendosmërisë së qytetarëve. Kush godet sot shtetin, simbolet e tij, godet më së rëndi kombin. Tash është koha për maturi dhe mençuri për modernizimin e shtetit”.

Veseli ka thënë se duhet të shkojnë të dialogojnë me Serbinë në fazën finale, në vend të opsionit të luftës, sipas tij, për të fituar njohuri reciproke, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në BE.

“Sot ende kemi të burgosur, komandantin e përgjithshëm Sylejman Selimi, komandantin Jahir Demaku. Pra ne po paguajmë ende çmim për liri, ndërsa krimet ndaj popullit tonë nuk po ndëshkohen. Do të shkojmë të dialogojmë me Serbinë në vend të opsionit të luftës. Shkojmë në fazën finale të dialogut për njohje reciproke. Askush mos ta çojë në mend se flamuri i Kosovës nuk do të valëvitet në Boletin, ashtu si në gjithë Kosovën”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kuci-pdk-ja-eshte-lokomotiva-e-proceseve-politike-qe-nga-viti-1999/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/ismaili-pdk-ja-arriti-ta-ndryshoje-rrjedhen-e-historise-ne-kosove/

 

 

Të ngjashme