Veseli dëgjon përfaqësuesit e bizneseve në Gjakovë

Gjakovë | 16 Mar 2017 | 19:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka dëgjuar sfidat por edhe idetë e përfaqësuesve të bizneseve në komunën e Gjakovës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Veseli ka marrë sugjerime të shumta nga sipërmarrësit e Gjakovës për nevojën e ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes që shteti duhet t’iu ofrojë bizneseve, në mënyrë që ato të zhvillohen më shumë për të pasur mundësi të krijojnë vende të reja të punës.

Sipërmarrësit e Gjakovës i kanë propozuar Veselit që të shikojë mundësinë e dhënies në shfrytëzim të objekteve dhe pronave të shumta shoqërore, të cilat që nga paslufta kanë mbetur të boshatisura.

“Nga 50 deri në 70 punëtorë mund t’i punësojë një pjesë e madhe e ekonomisë që unë këtu po e shoh, sikur vetëm nga Qeveria e Kosovës dhe nga organet relevante të ishte miratuar me kohë një kërkesë e jona, që t’i shfrytëzojmë objektet tona. Nuk po duam të na falin, por të mundësohet shfrytëzimi i tyre, ato objekte që sot janë kah rrënohen”, ka thënë sipërmarrësi Afrim Batalli.

Ndërsa, sipërmarrësi tjetër, Artan Nimani, sugjeroi ndryshimin ligjit për financat publike për të favorizuar bizneset në punësimin e punëtorëve të rinj.

“Çdo biznes i ri i cili hapë tri vende të reja të punës, të lirohet mbi tatimin në fitim, për aq kohë sa i marrin pagat këta tre punëtorë të rinj”, tha Nimani.

Pasi dëgjoi idetë dhe sugjerimet e përfaqësuesve të bizneseve, kryetari Veseli tha se ai do të kujdeset që të fusë në platformën e tij të gjitha idetë që burojnë nga vetë bizneset për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Po ua jep fjalën se kjo nuk do të mbetet vetëm për t’u dëgjuar dhe për të mbetur kështu si është. Shpejt do të jemi bashkë për ta parë edhe pjesën e përgjigjes dhe zgjidhjes. Nuk mundemi më ta tolerojmë këtë situatë me papunësi kaq të madhe”, ka thënë Veseli.

  

Të ngjashme