Kryetari PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë Ismet Jashari, komandant “Kumanova”, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!” – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën”.
“Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në”, ka shkruar Veseli në Facebook.