Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, edhe sot do të ketë një agjendë të ngjeshur. Ai do të nisë ditën me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Sindikatën e Arsimit.
Më pas Veseli do të vazhdojë tubimet elektorale në vende të ndryshme.
Kjo është agjenda e pltoë e Veselit për sot:
1. Koalicioni PDK-AAK-NISMA nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Sindikatën e Arsimit.
Vendi: Hotel Sirius – Prishtinë.
Koha: 10:30
2. Tubim me gratë e Prishtinës.
Vendi: Hotel Sirius – Prishtinë.
Koha: 11:00
3. Tubim elektoral në Skënderaj.
Vendi: Sheshi i qytetit – Skënderaj
Koha: 12:00
4. Tubim elektoral në Vushtrri.
Vendi: Salla e Sporteve – Vushtrri
Koha: 13:00
5. Tubim elektoral në Mitrovicë.
Vendi: Salla e Sporteve – Mitrovicë.
Koha: 15:00