Veseli: Familja Jashari frymëzim për të ecur përpara

Prekaz | 06 Mar 2017 | 11:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se gjaku i derdhur nga Familja Jashari, por edhe nga heronjtë tjerë të Kosovës janë garancia më e madhe e shtetit tonë.

Ai i bëri komentet pas homazheve në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Pothuajse dy dekada po kalojnë dhe plagët janë ende të freskëta, për aq sa edhe dhimbja jonë, por në të njëjtën kohë krenaria dhe forca se Kosova jonë për të cilën u flijuan këta heronj po ecë shumë përpara, po bëhet çdo ditë më e fortë edhe do të jetë e përjetshme si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.

“Plagët janë ende të freskëta, dhimbja po ashtu, por edhe krenaria dhe forca jonë. Komandanti legjendar Adem Jashari, familja e tij dhe heronjtë e kombit janë garanti më i madh i shteti tonë të pavarur dhe sovran, i idealeve tona dhe frymëzimit se kah duhet të ecim si shtet”,.

“Kemi shumë punë për të bërë, por jemi të sigurt në besimin tek ky gjak i derdhur dhe tek kjo sakrificë”, tha Veseli.

Të ngjashme