Veseli: Fatosat janë e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 13:19 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

“Sot është dita më e lumtur për mijëra nxënës që për herë të parë do të shkojnë në shkollë.

Uroj të gjithë fatosat, nxënësit dhe prindërit në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Kosovë. Paçi shëndet dhe shumë suksese! Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës! K.V.”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme