Veseli: Me Fillimin e Ri do të dyfishohet numri i të punësuarve

Vushtrri | 05 Qer 2017 | 14:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, gjatë takimit me qytetarët e Vushtrrisë , tha se Kosova e don një Fillim të Ri, që është frymim i shpresës dhe lirisë.

Veseli tha se tashmë fryma e fitores së madhe po ndihet në gjithë Kosovën.

“Vërtetë anë e kënd Kosovës kudo që po shkojmë këto ditëve të fundit, kam vërejt një entuziazëm, që është ë më shumë se sa vet politika. Kalon dimensionin e kufirit, të një koncepti. Metodologjia politike është një frymim i shpresës, një frymim i lirisë, është një frymim, që e don shumë vendin atdhedashuri. Dhe në të njëjtën kohë, është një frymim se Kosova don me ec përpara. Se Kosova e do një Fillim ti ri. Se Kosova është krenare dhe Kosova don me qenë fitimtare çdo herë”, tha ai.

Veseli po ashtu tha para qytetarëve vushtrrias, se Kosova ka nevojë për një shtet të fuqishëm ekonomik dhe një shtet sovran, i cili ishte dhe ideal i dëshmorëve të rënë. E për këtë sipas tij duhet të përkrahet Fillimi i Ri.

“Fillimi i Ri është zhvillim ekonomik, ndërmarrësi e fuqishme. Fillim i ri është pesëfishim i eksporteve. është rritje e prodhimit kombëtar në tetë për qind minimum. Është dyfishim i numrit të të punësuarve. Është rritje krahas rritjes ekonomike, ndërmarrësisë, sektorit privat, rritje e fuqizim të sektorit publik. Rritje të pagave për sektorin publik, rritje e pagave po ashtu për pensionistët. Është fuqizim i rinisë, asetit tonë më të mrekullueshëm të Republikës së Kosovës, që jeni dhe sot kështu shumica. Është fuqizim i grave , të cilat përbëjnë 50 për qind të popullatës sonë. Është në të njëjtën kohë vëmendje dhe përkrahje, për të gjitha kategoritë që kanë nevojë në Kosovë si kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të veçanta. Tek e fundit ky është ideali i dëshmorëve, që kanë rënë ta kenë një shtet sovran, një shtet të fuqishëm ekonomik, me të cilin edhe ata sikurse ne do të do të krenoheshin”, tha Veseli.

 

Të ngjashme