Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veseli atje është takuar me mikeshën e Kosovës, Madeline Albraight, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që vazhdon t’i ofroi vendit.
“Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Veseli faqen zyrtare në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se e ka ftuar zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe Parlamentin.
“E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat”, ka shkruar Veseli.