Veseli grave: Mos i votoni burrat!

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 11:43 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në një tubim me gra të Prishtinës.

Veseli, duke iu drejtuar atyre, ka thënë se Kosova fuqizohet vetëm kur ka fuqizim ekonomik.

“Ju siguroj se në qeverinë e ardhshme se të jenë gjysma gra e të ri por më shumë gra. Do të vendosim që në institucione drejtuese të jenë minimalisht 30 për qind gra. Të njëjtën kohë doja të ju inkurajoj të drejtoheni në sektorin e shërbimeve publike”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se në Republikën e Kosovës ka shumë pak ndërmarrëse. Veseli ka pohuar se nuk po i përkrahin gratë por sovranitetin e vendit.

“Bëhuni më aktive kërkoni rolin e juaj sepse përkrahjen keni me pas dhe jam i sigurt se me asnjë parti tjetër se sa në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai iu ka drejtuar grave duke u thënë asnjë votë mos ia jepni burrave jepuani votën grave.

 

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

 

Të ngjashme