Veseli: Heroizmi i Brigadës 138 “Agim Ramdani” i hapi rrugë çlirimit të Kosovës

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka përkujtuar Betejën e Kosharës në përvjetorin e 21-të të saj.

Me këtë rast Veseli tha se kjo betejë shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve.

Kreu i PDK-së shtoi se kjo i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale.

Ai theksoi se heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme