Veseli:Jetësimi i Planit Kundër Korrupsionit garanton eliminimin e mundësive korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar bizneset në Suharekë ku u ka premtuar atyre se në qeverisjen e tij do të jetësohet Plani Kundër Korrupsionit që do të mundësojë eleminimin e mundësive korruptive dhe do të ndikojë në kursimin e miliona eurove, të cilat do të përdoren për zgjerimin e bizneseve vendore.
Veseli poashtu është shprehur se në qeverisjen e tij, bizneset do të mbështeten me grande investive.
“Në fabrikën e këpucëve “Solid” dhe mobilieritë “Graniti” e “Te Naseri” në Suharekë, sot pashë teknologji moderne, pashë menaxhim, zhvillim dhe shumë të reja e të rinj që me përkushtim e bënin punën e tyre.
Korrupsioni ua rrit koston operacionale bizneseve, sipas studimeve, deri në 10% brenda vitit. Por, jetësimi i Planit Kundër Korrupsionit garanton eliminimin e mundësive korruptive dhe ndikon në kursimin e miliona eurove që do përdoren për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Bizneset në Suharekë dhe në tërë Kosovën, në qeverisjen time, përveç që do t’i mbështesim me grante investive, do t’i stimulojmë të bëhen edhe bashkëpunëtorë kryesorë në luftimin e korrupsionit.
Ne do t’i mbështesim dhe do u krijojmë mundësi të rinjve, që idetë e tyre, iniciativat e tyre, t’i jetësojnë në atdhe, këtu ku na kanë jetuar të parët, ku jetojmë ne dhe ku duam t’i rrisim shumë më mirë edhe fëmijët tanë.
Shpërndajeni për t’i mbështetur të rinjtë dhe prodhuesit vendorë”!